Shqipëria mbylli rrugëtimin në Euro 2024, teksa u eliminua që në fazën e grupeve. Pas zhvillimit të 3 ndeshjeve, disa lojtarët e kombëtares janë kthyer në vendin tonë.
Siç shihet në foto, Mirlind Daku dhe Armando Broja po kalojnë pushimet në Vlorë. Të dy sulmuesit kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin, diçka që është vënë re gjatë gjithë kësaj kohe. Këta nuk janë të vetmit, pasi edhe Klus Gjasula ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, duke u akomoduar në Ksamil.