BallinaAktualitetGJKKO shtyn seancën ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër...

GJKKO shtyn seancën ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Burime bëjnë me dije se shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.

Kujtojmë që më 18 qershor gjyqtarja Ilirjana Olldashi rrëzoi kërkesën Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, duke i lënë sërish në arrest shtëpie.

SPAK kërkon që Berisha të qëndrojë nën masën e sigurimit arrest në shtëpi, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim mase.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv si pjesë e një hetimi gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular