BallinaPolitike“Me Berishën 0 komunikim”/ Basha: Duhet të ndiqte këshillat e mia, s’ka...

“Me Berishën 0 komunikim”/ Basha: Duhet të ndiqte këshillat e mia, s’ka çfarë jep më


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim që prej shtatorit të vitit 2021, përveçse ndonjë mesazhë në raste të fatkeqësive familjare.

Komentet Basha i bëri në emisionin “Interview me Mirela Milorin” në Euronews Albania, ku tha se koha ka treguar se nëse Berisha do të ndiqte këshillat e tij, do të ishte më mirë për vendin dhe për vetë ish-kryeministrin.

Basha tha gjithashtu se Berisha në këtë stad ku është nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë dhe shtoi se e sheh me keqardhje kur e sheh që flet nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Në këtë pikë jemi shumica dërrmuese në një mendje. Sa më shumë merremi me këtë çështje, aq më pak merremi me detyrën tonë para qytetarëve, që është edhe denoncimi i keqqeverisjes, edhe shpalosja e alternativës. Ndaj kemi vendosur t’i japim fund kësaj telenovele. Shqiptarët e dinë sa e korrupsuar është kjo qeveri. E dinë që kanë futur edhe kriminelë në radhët e saj për të marrë e mbajtur pushtetin.

T’u japim shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje. PD-së i lind detyra që të japë ofertën për ndryshim. Një ofertë sa thelbësore, por edhe një rrugë të besueshme për ta zbatuar këtë aferë. Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin.

Sigurisht ka dritëhijet e tij, por nuk mund t’i mohoen as gjërat pozitive që ka bërë për vendin. Koha ka provuar që po të kishte ndjekur këshillat e mia, do të ishte më mirë për Shqipërinë, për PD, por edhe për atë vetë dhe familjen e tij. Është këshilluar keq. Në këtë pozitë që është nuk ka çfarë të jap më as për PD e as për veten. Që më 9 shtator 2021 ka qenë hera e fundit që kam kontaktuar me Berishën. Mesazhe në raste të fatkeqësive familjare”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular