Nga Neritan Vladi
Skandalet me këtë qeveri nuk kanë të sosur. Rasti më i fundit ishte ai tek spitali Onkologjik, por janë bërë të shumtë ata që kryeministrit i hanë dardha pas shpine. E kjo retorikë e kreut të ekzekutivit dhe të Rilindjes nuk po ngjet më ndër shqiptarë. Ai është i zoti në krye të punëve që të mos i lë që të vjedhin, përfshihen në ngjarje kriminale apo vijnë deri në pikën ku shqiptarëve po iu pihet dhe gjaku duke i rraskapitur dyerve të spitaleve, madje marrë dhe jetën. Guximi për t’u tallur me qytetarët vjen nga një garanci që këta që hanë dardha pas shpine kanë lart në qeveri, nga lidhjet e tyre me të pushtetshmit. Pandëshkueshmria, ose edhe atëherë ku drejtësia ka guxuar siç për fat po ndodh me SPAK, del kryeministri dhe e kërcënon duke i orientuar edhe se si duhet të hetojnë dhe pse duhet prekur socialistët kur nuk po goditen kundërshtarët. Kjo është e tepërt sepse SPAK vazhdon në punën kolosale dhe heroike në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por politika duket e trembur.
Edi Rama nuk ka asnjë arsye të përzihet në punën e drejtësisë. Sot nga QSUT në takimin me shefat e shërbimeve kreu i ekzekutivit më shumë se sa një dorë, i hoqi një tullë drejtësisë që duhet të jepet në këtë rast. Dështimi i Rilindjes me shëndetësinë është i qartë. Nga shëndetësia falas, sot jemi tek momenti paguaj ose vdis. E gjitha kjo mundësuar nga PS, qeverisja e Rilindjes dhe kryeministri Edi Rama. Takimi sot i Ramës në kuadër të zullumit që ka përfshirë këtë qeverise ishte veçse një propagandë e pastër, shfajësimi të bluzave të bardha a thua se ky realitet ndodhi vetëm tek Onkologjiku dhe vetëm kësaj here. I informuar mbi atë që ndodh, Rama nxitoi të pastrojë mollët e kalbura ndër mjekë dhe tu flas shqiptarëve për atë që iu kishte premtuar shëndetësinë falas! Harroi dhe qindra milionë auro për koncesionet që nuk kanë prodhuar asgjë dhe që janë në dyer e SPAK sic është sterilizimi dhe check up. Absurde! Askush nuk e beson më!
Shëndetësia është në derexhe. Qytetari, edhe ai që paguan sigurimet e ka të pamundur të marrë shërbimin që i takon. Mjeku i familjes është kthyer në një tekst-shkrues pasi asnjë kusht nuk ka dhe numri i vizitave që kryen është 10-fish mbi normën. E njëjta gjë edhe në poliklinika ku mungojnë kushtet për të marr shërbimin e duhur dhe analizat të gjithë i bëjnë në privat duke u rënduar xhepat. E kur përfundon në të vetmen qendër të specializuar siç është QSUT, aty mjekët specialistë ndeshen me fluksin e këtu pastaj sigurisht dy janë rrugët; të parët që marrin shërbimin janë ata që paguajnë ose në të kundërt do t’i orientojnë drejt privatit aty ku dhe janë të dypunësuar.
Ky është realiteti i hidhur, Rama dhe Rilindja kanë dështuar për shëndetësinë. Sot kryeministri bëri propagandë, mori në mbrojtje drejtuesit siç ka bërë më parë me drejtuesit e tjerë të kadastrës , brenda radhëve të policisë së inkriminuar, apo deri në arsim kur siç nuk ka ndodhur më parë edhe me tezat e provimeve po bëhet pazar, shiten pasi dalin para se nxënësit dhe studentët të futën në provime.
E gjitha kjo situatë vjen nga ajo që është gatuar këto 12 vite me PS në pushtet, por dhe të mos vëmendjes 34-vjeçare të politikës së trekëndëshit të Bermundës. Arsyet dihen pasi ”aksionerë” në spitalet private janë po këta që kanë qeverisur, dhënë licencat për të lulëzuar spitalet si kërpudha pas shiut dhe shkatërrimi i shëndetësisë në sistemin shtetëror sigurisht ka ndodhur me bekimin e atyre që kanë qeverisur Shqipërinë Rama-Berisha-Meta. Ata janë përgjegjësit kryesor.
Ndaj dalja sot e Ramës përbetimi për drejtësi është një tallje dhe tallava e kryeminisrit me shqiptarët që tashmë janë të qartë për atë çfarë ai ofron dhe presin ditën që ta ndëshkojnë dhe mos ta lënë më të gënjejë. Vota kundër kësaj qeverie, për një Shqipëri që meriton më shumë do të jetë shpëtim për vendin. Nëse nuk do ta bëjmë as kësaj here, nuk kemi pse të ankohemi për keqqevrisjen.