BallinaEkonomiEliminohen një sërë tarifash për bizneset – Ndryshojnë rregullat për shërbimet në...

Eliminohen një sërë tarifash për bizneset – Ndryshojnë rregullat për shërbimet në QKB, çdo veprim kalon online

spot_img
spot_img

Bizneset do të kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Për regjistrimin e biznesit” i hedhur për konsultim publik synon të mundësojë shërbime vetëm online nëpërmjet portalit e-albania,  duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët.

Gjithashtu, me anë të këtij projektligji bëhen edhe disa ndryshime të tjera përsa i përket personave që lejohen të bëjnë aplikimin për regjistrimin fillestar të përsonave juridikë, formën e paraqitjes së dokumentave në aplikim, emërtimin e shoqërive tregtare, mënyrën e njoftimit të subjekteve për miratimin, pezullimin dhe refuzimin e aplikimeve.

Referuar dokumentit, konkretisht parashikohet që mënyra e ofrimit të shërbimeve për regjistrimin e biznesit dhe çdo ndryshimi tjetër, do të ushtrohet si funksion kryesor nga QKB nëpërmjet sportelit elektronik në platformën e-albania.

Ndryshimet sjellin edhe eliminimin e një sërë tarifash për aplikim që paguheshin deri më tani nga biznesi, siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit si dhe është rregulluar mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim. Po ashtu është hequr edhe tarifa për transferimin e emrit tek palët e treta,  si dhe hiqet pagesa për kryerjen e aplikimit për korrigjimin e gabimeve.

Po ashtu, projektligji rregullon mënyrën e lëshimit të certifikatës së      regjistrimit, e cila i shkon subjektit elektronikisht, njëkohësisht njoftimi i arsyes së refuzimit të aplikimit,  i shkon subjektit në rrugë elektronike. Është sanksionuar fakti se certifikata e regjistrimit fillestar lëshohet vetëm  një herë ne momentin e miratimit te aplikimit, dhe i shkon subjektit në rrugë elektronike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular