BallinaKronikeEMRAT/AMP pezullon 19 punonjës policie, ja për çfarë akuzohen. Detajet

EMRAT/AMP pezullon 19 punonjës policie, ja për çfarë akuzohen. Detajet

spot_img
spot_img

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 21 persona, nga të cilët 19 punonjës të Policisë së Shtetit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht.

Startnews ka zbardhur emrat e zyrtarëve të Policisë, si dhe dy shtetasve, ndaj të cilëve është vënë masa e sigurisë nga Gjykata. Sipas gazetarit, nëpërmjet faturave fiktive si dhe duke falsifikuar faturat, personat e akuzuar, kanë përfituar dieta në shumë të mëdha monetara nga FRONTEX.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur në kuadër të procedimit penal referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku nga hetimet disa mujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës të Jurdiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Punonjësit e Policisë të pezulluar dhe akuzat

1. Drejtues Behar Tafa , 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

2. Drejtues Arben Joco, 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

3. Kryekomisar Andon Marko, 57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

4. Kryekomisar Shpëtim Ahmetaj, 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

5. Eranda Murataj, 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

6. Nënkomisar Denis Agolli, 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

7. Nënkomisar Andi Ibro, 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

8. Nënkomisar M. A., 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

9. Inspektor Edi Spaho, 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

10. Inspektor Sandril Hyska, 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

11. Inspektor Endri Duro , 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

12. Inspektor Markeljan Murati, 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

13. Inspektor Adi Bregu, 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

14. Inspektor Denjon Myteberi, 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

15. Inspektor Edison Mielli, 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

16. Inspektor Gerdi Haxhija, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

17. Inspektor Ledion Xhafi, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

18. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

19. Inspektor Ana Ismaili (Debrova), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

20. Shtetasi Anesti Thanati, 41 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikimi i dokumentave”;

21. Shtetasi Genci Çakërri, 47 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikim i dokumentave”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular