Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, tregoi rastin e një pacienti në Spitalin e Onkologjikut, kjo pasi po diskutohej për skandalin më të fundit.
Ajo tha se një person i ka shkruar në lidhje me babain e saj, i cili ishte në ditët e fundit të jetës.
Në atë mesazh tregohej se si pacienti kishte frikë të kërkonte mjekim tek doktorët.
“Ka shumë që po më shkruajnë tani në lidhje me situatën. Njëra prej tyre më shkruan: Babain e pash në ditët e fundit të jetës të fliste me vete, për mënyrën se si do ti drejtohej mjekëve për mjekimin”, tha ajo.