BallinaPolitikePër Kodin Zgjedhor!Të mos heshtim kur duhet folur e të flasim kur...

Për Kodin Zgjedhor!Të mos heshtim kur duhet folur e të flasim kur duhet heshtur!

spot_img
spot_img

Shpëtim AXHAMI
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit


Për Kodin Zgjedhor!
Të mos heshtim kur duhet folur e të flasim kur duhet heshtur! Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të i lëmë që të mbeten në dorë të maskarenëve zullumqarë!

A mund të quhet me standarte europerendimore ky Kod Zgjedhor për ju ndërkombëtarë që investoheni për standarte demokracie e për pluralizëm të barabartë në Shqipëri, për ju që kërkoni që ne të integrohemi sa më shpejt në BE, ndërkohë kur sipas këtij kodi…
Me këtë lloj sistem zgjedhor, proporcional rajonal i mbyllur dhe pa koalicione nuk ka demokrai dhe pluralizmi merr fund.

Besoj e dini dhe e kuptoni se me këtë lloj kodi;
-Vota e qytetarit nuk respektohet për arsye se psh. me afro 100 mijë vota, marrë këto nga një subjekt kur ai kandidon jashtë çdo koalicioni, të shpërndara këto vota në mënyrë homogjene në 12 qarqe, ky numër i madh votash nuk prodhojnë asnjë mandat deputeti për këtë subjekt politik.

-A e dini, se një koalicion parazgjedhor, psh me ofro 10 parti, sipas kodit aktual, duhet të plotësoj vetëm një listë paraprake kandidatësh me 153 emra (kandidatë) dhe në të kundërt, kur çdo parti koalicioni të paraqitej me listat e veta, do të bënte që të kishim si alternativa për tu përzgjedhur, brenda këtij koalicioni, 1530 të tilla, atëherë ku mbetet e drejta e përfaqsimit dhe e afrimit të sa më shumë alternativave konkuruese.

-A e dini dhe besoj e shikoni se me lista të mbyllura, parlamenti mbetet i varur dhe cilësisht në nivele gjithnjë dhe më të ulta, ku deputetët kthehen në vasal të kryetarit “mbret”, ku humbet motivimi dhe hapsira e të rinjëve dhe potencialeve intelektuale për konkurim dhe politika mbetet peng afatgjatë i kryetarokracisë absolute.

-A e kuptoni se me këtë kod, sipas edhe censusit të fundit, ku në Shqipëri sot gjenden vetëm 2.4 milion banor, edhe kjo e fryrë, gjysma e votuesve shqiptarëve mbetën pa votuar sepse shqiptarëve të larguar në emigracion nuk ju jepet mundësia e votës nga aty ku ata janë rezident sepse kështu ju intereson zullumqarëve.

Normale se këto i dini ju të nderuar ndërkombëtar, që e keni mundësinë e sygjerimit dhe të imponimit për ndryshim dhe duhet ta bëni një gjë të tillë, dhe gjithashtu e dini edhe ju qeveritarë dhe të tjerë, që e keni mundësinë për votim ndryshimi, por ju mungon vullneti në shërbim të interesit tuaj.

Nese të gjithe ju që keni investuar dhe investoheni për vendosjen e themeleve të demokracisë në një Shqiperi të integruar (dhe faleminderit për këtë) kêtë lloj kodi e quani normal (ndërkohë kur ky kod ka edhe shumë hipokrizi e padrejtësi të tjera brenda tij) atehere për mendimin tonë, na rrofte “demokracia” dhe “pluralizmi” që gatuajmë…

Prandaj, mendoj, mbetet urgjente, për të mos u kthyr në të rrezikshme, që çdo faktor nderkombëtarë të bëhet më i drejtëpërdrejtë në qëndrimet e veta për këtë çeshtje dhe gjithashtu opozita të radikalizoj qëndrimet dhe veprimet e saj në lidhje po me këtë çeshtje, dhe mos vallë kjo mazhorancë “kthjellohet” me hir apo me pahir, nesër do jetë vonë.

Vetëm listat e hapura në një sistem proporcional kombëtar ose me më pak rajone (2-4 të tilla) duke lejuar koalicionat parazgjedhore e duke mundësuar votën e emigrantëve, mund të arrihet që vota e qytetarit të respektohet dhe të kemi pluralizëm politik në një Shqipëri europiane si edhe e duam.

Rroftë demokracia pluraliste e pastër🇦🇱
Tiranë, më 03/07/2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular