BallinaEkonomiProjekti i BERZH për turizmin, hapet tenderi për rrugën e Velipojës

Projekti i BERZH për turizmin, hapet tenderi për rrugën e Velipojës

spot_img
spot_img

Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës është procedura e radhës e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në sistemin e prokurimit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që është edhe financuese e këtij projekti.

Në përshkrim specifikohet se kjo procedurë është pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike që po zbatohet prej disa vitesh dhe që ka një vlerë prej 40 milionë euro të financuara nga grante dhe kredi të Bashkimit Europian, BERZH por edhe kontribut nga buxheti i shtetit.

Në shpjegimin që shoqëron procedurën FSHZH nënvizon se projekti zhvillohet në Bashkinë e Shkodrës, një vazhdim i projektit të urës së re mbi lumin Buna në zonën kufitare Shqipëri-Mali i Zi. Ky projekt do të lidhë urën mbi lumin Buna me rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pikën e kalimit kufitar dhe infrastrukturën ndihmëse.

“Ky projekt synon zonën kufitare bregdetare që shtrihet nga vija bregdetare veriore e Shqipërisë, deri në deltën e lumit Buna/Bojana në detin Adriatik. E gjithë zona përfaqëson një potencial të madh turistik, me destinacione të njohura si Shëngjini dhe Velipoja në anën shqiptare, me plazhe të paeksploruara por të mrekullueshme si Rana e Hedhun, Rrjoll, me laguna, ishuj, kodra, parqe natyrore, lumenj etj. dhe Ulqini në Mal të Zi me plazhe të mrekullueshme e të kripura dhe pasuri kulturore.

Rruga ekzistuese në të cilën shtrihet traseja e rrugës së re është një rrugë rurale që lidh zonën përreth fshatit Pulaj me Velipojën duke u lidhur me rrugën Shkodër-Velipojë. Rruga ekzistuese ka një gjerësi asfalti 3.5-4.0m dhe shpatulla të pashtruara nga të dy anët me gjerësi të ndryshueshme. Nga ana e djathtë rruga kufizohet nga kanali kryesor ekzistues i kullimit. Objektet në të dy anët e rrugës kanë hyrje dhe dalje direkte në rrugë.

Objektet anash kanalit kanë bërë hyrje-daljet e tyre në rrugë duke kaluar kanalin me tombino të vegjël dhe mbushje. Në fund rruga lidhet me rrugën mbi argjinaturën përgjatë lumit Buna. Rruga ekzistuese ndodhet në një lartësi prej 0.5-1.5 m mbi nivelin e detit. Rruga ekzistuese nuk ka ndriçim, trotuare dhe sistem kullimi të ujërave të shiut. Kryqëzimi i ri do të shtrihet në rrugën ekzistuese Shkodër-Velipojë, e cila ka një gjerësi asfalti 6.0 m (2 korsi x 3.0 m) dhe shpatulla të pashtruara nga të dy anët me gjerësi 1.5 m.

Rruga ka një kanal kullues në të dy anët, i cili herë pas here ndërpritet nga hyrje-daljet. Rruga kalon mbi kanalin kryesor me një urë 15m në gjendje të amortizuar” thuhet në përshkrimin e projektit. Vetëm pak ditë më parë FSHZH njoftoi hapjen e një tjetër procedure prokurimi të lidhur me këtë program dhe që parashikon hyrjen për tek liqeni i Shkodrës: FAZA 2 Parku Ligatinor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular