BallinaKronikeStuhi të forta në Mal të Zi, dy persona humbin jetën! Njëri...

Stuhi të forta në Mal të Zi, dy persona humbin jetën! Njëri u godit nga rrufeja, ndërsa tjetri…

Dy persona kanë humbur jetën sot në Mal të Zi, nga stuhitë e forta që goditën shumë vende të Ballkanit.

“Një punëtor humbi jetën kur një vinç u shemb në qytetin bregdetar të Kanit”, tha policia, duke shtuar se viktima ishte në majë të vinçit.

Një tjetër person ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në një fushë golfi. Shkaku i saktë i vdekjes së tij do të konfirmohet nga autopsia.

Stuhi shumë të forta goditën Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi, duke lënë pas pemë të shkulura dhe bllokime të mëdha trafiku.

Autoritetet malazeze folën për dëme “të mëdha”, kryesisht në portin e Tivarit, ku u rrëzua një vinç, pa raportuar viktima.

Stuhitë mbërritën pas valës së të nxehtit dhe zjarreve që kanë shkatërruar rajonin ditët e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular