BallinaAktualitetZbardhen emrat e kandidatëve për kreun e Gardës së Republikës, kush janë...

Zbardhen emrat e kandidatëve për kreun e Gardës së Republikës, kush janë 6 aplikantët! Rikthehet Artan Didi

spot_img
spot_img

Janë mbyllur aplikimet për kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Janë 6 kandidatë që kanë aplikuar për kreun e Gardës, mes tyre edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor dhe aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm.

EMRAT:

Artan Didi

Dritan Osmani

Krenar Carcani

Klajdi Hajredinaj

Ermal Onuzi

Jona Lamko

Kush është Artan Didi

Artan Didi dhe dorëheqjen nga posti i dejtorit të Përgjithshëm i Policisë më 31 mars 2015, detyrë që mbante prej një viti e gjysmë.

Me anë të një shkrese zyrtare, ai i paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm asokohe, Saimir Tahiri.

Më pas vendimin e tij përfundimtar për të hequr dorë nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Didi ua kishte komunikuar edhe vartësve të tij, drejtues të lartë në Polici, gjatë një mbledhjeje në Drejtorinë e Përgjithshme.

Arsyeja e dorëheqjes së tij u mësua se ishte qenë përgjegjësia morale për rastin e Mark Frrokut, në atë kohë deputet, për akuzën që i bënte shteti belg në lidhje me një vrasje dhe mosveprimin e Interpol Tiranës. Dorëheqja e tij lidhej me akuzën ndaj shefi të Interpol Tiranës, Artan Bajraktarit dhe specialistes Loreta Alla, të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohej se kishin fshehur urdhër-arrestin ndërkombëtar dhe informacionet e dërguara nga Brukseli për Mark Frrokut.

Kërkesa e dorëheqjes:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular