BallinaOP ED2 korriku 1990 duhet të jetë një datë reflektimi sot, kur rreziku...

2 korriku 1990 duhet të jetë një datë reflektimi sot, kur rreziku kombëtar mban emrin Edi Rama!

spot_img
spot_img

Nga Bujar Leskaj
34 vite më parë, në 2 korrik 1990, qytetarët shqiptarë sfiduan masivisht diktaturën, duke hyrë në ambasadat e “vendeve kapitaliste” për të rrëzuar mitin e rremë të “Shqipërisë së lumtur socialiste” duke sfiduar regjimin më të egër komunist, i cili atë verë të nxehtë do të ndiente acarin e dimrit të vetmisë së madhe.

2 korriku ishte një akt guximi qytetar, i cili vinte si vazhdimësi e gjithë disidencës antikomuniste nga viti 1944 e deri në 1990 dhe që do të ishte pararendëse e Lëvizjes Studentore Shqiptare në Dhjetor ’90, e cila do të sillte demokracinë e mohuar e të shkelur për 45 vite.

Sot, 35 vite më pas, përsëri sytë e mendja e shqiptarëve janë larg Shqipërisë, drejt vendeve të lira e demokratike perëndimore, vendeve ku sundon ligji e drejtësia, vendeve ku vlerat dhe puna shpërblehen; vendeve në të cilat do të ketë shpresë për një jetesë më të mirë për ta e familjet e tyre.

Sot, pas 11 viteve të qeverisjes së sektit Rama, shqiptarët janë përsëri me sytë, shpresën e ëndrrat larg Shqipërisë. Rreth 900.000 shqiptarë janë larguar e po largohen përsëri pa e menduar dy herë në kërkim të mundësive, shpresës, jetës më të mirë!Dhe keto shifra falsifikohen nga INSTAT-i i sektit Rama.

Ikin, sepse në Shqipëri ata vidhen, keqqeverisen, tallen e nëpërkëmben nga regjimi i sektit Rama, i cili u ka vrarë shpresën, u ka vrarë të tashmen dhe u zymtëson të ardhmen; u grabit votën dhe vullnetin e lirë.

Ikin, sepse ky sekt në pushtet i ka varfëruar, i ka grabitur e vazhdon t’i grabisë përditë, nëpërmjet krimit e korrupsionit, i ka poshtëruar dhe dënuar të jenë për shumë kohë jashtë Europës, megjithëse aspirata e shqiptarëve ka qenë gjithmonë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

2 korriku 1990 duhet të jetë një datë reflektimi sot, kur rreziku kombëtar mban emrin Edi Rama!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular