Një aksident i rënë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj, ku një automjet tip furgon është përplasur më një autoveturë, duke lënë të plagosur tre persona.
Mësohet se mjetet janë përplasur dhe kanë përfunduar të dyja të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.
Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.