BallinaPolitikeDEKLARATA/Mblidhet "Harku Opozitar Euroatlantik" me pjesëmarrjen e 24 partive politike opozitare parlamentare...

DEKLARATA/Mblidhet “Harku Opozitar Euroatlantik” me pjesëmarrjen e 24 partive politike opozitare parlamentare dhe jo-parlamentare

spot_img
spot_img

DEKLARATË E HARKUT OPOZITAR EUROATLANTIK

Të shqetësuar për mos avancimin e procesit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që kanë mbetur rreth 10 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës,
Nisur nga nevoja dhe kërkesa e mbarë qytetarëve për t’u mundësuar shqiptarëve të zgjedhin me votën e tyre përfaqësuesit në parlamentin e ardhshëm,

Të detyruar nga Kushtetuta dhe nga Gjykata Kushtetuese për t’u mundësuar shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votës,

Kërkohet që me urgjencë dhe pa humbur kohë:

1. Të hartohet dhe miratohet një paketë e plotë reformash ligjore e institucionale për të korrigjuar ndërhyrjet e rënda të ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, të cilat i mohuan të drejtën shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre.

Për të realizuar këtë mision për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, janë emergjencë kombëtare:

– Vota e lirë, barazia e saj sipas Kushtetutës së Shqipërisë;

– Listat e hapura;

– Shqipëria një zonë zgjedhore;

– Mundësimi i votimit të diasporës;

– Votimi dhe numërimi elektronik;

2. Nëpërmjet Reformës Zgjedhore duhet synuar që të rregullohet përfaqësimi dinjitoz i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, bazuar në meritokraci dhe intergritetin e figurës, në mënyrë që ky përfaqësim të kontribuojë në ndërtimin dhe përmirësimin e shtetit shqiptar.

3. Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në BE, duhet fillimisht të garantojë standartet demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët dhe jo krimi e korrupsioni dhe oligarkët të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

4. Mbështesim dhe inkurajojmë organet e drejtësisë të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar më votën e shqiptarëve, për t’i dhënë fund krimit zgjedhor, shitblerjes së votës, përdorimit të fondeve e aseteve publike në zgjedhje dhe përfshirjes se krimit të organizuar në deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Barazia para ligjit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe demokracia funksionale janë parakushte për zhvillimin e vendit dhe integrimin e plotë në BE, si aspirata më e lartë e qytetarëve shqiptarë.

Mblidhet "Harku Opozitar Euroatlantik" me pjesëmarrjen e 24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular