BallinaKultureNjë libër i ri nga Ismail Kadare? Botuesi Bujar Hudhri: La dorëshkrime,...

Një libër i ri nga Ismail Kadare? Botuesi Bujar Hudhri: La dorëshkrime, i takon familjes t’i publikojë

Homazhet për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, dje bënë bashkë njerëz nga fusha të ndryshme.

Politikanë, artistë, shkrimtarë, miq e bashkëpunëtorë kanë qenë në homazhet që u zhvilluan pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Emrat më të spikatur të letërsisë nuk munguan në homazhet e kolosit të letërsisë.

Bujar Hudhri zbuloi dje se Kadare ka lënë dorëshkrime, por që tashmë, i takon familjes që të vijojë, deri në publikim e tyre. Hudhri u shpreh se nisur nga bisedat që ka pasur me të, mund të ketë lënë diçka. E drejta e botimit do t’i kalojë bashkëshortes së shkrimtarit, Helena Kadaresë dhe dy vajzave.

“Nga vetë natyra e Kadaresë, ai nuk tregonte se çfarë ishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do të bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisur, por derisa s’ta ka sjellë, ai nuk ta tregonte se thoshte ‘jam supersticioz’, nuk e tregonte. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar dhe shpeshherë e kam pyetur në ditë të ndryshme, në momente të ndryshme, i qetë, i paqetë, duke pirë kafe, duke ecur se vërtet, a i ishte duke shkruar, ‘po’, thoshte, ‘duke shkruar’, pastaj të nesërmen e përgënjeshtronte, por ajo që unë mendoj se ai ka lënë ishte diçka që e ka nisur te kafe ‘Rostand’, një libër, është një kapitull që quhet ‘Mozaikale’. Aty janë ca tekste si bizhu, si xhevahire, të shkurtra, të kondensuara, brilante dhe ndoshta bëhet sepse mosha e tij, talenti i tij i madh bënë që të japë të tilla mrekulli, por edhe zgjatin shumë se duan fuqi fizike. Jam i sigurt që këto ka lënë se shpesh thoshte ‘po, një ngjarje te ‘Juvenilja’, një takim, një fytyrë gruaje’, diçka e tillë, shpresojmë”, – u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular