Nga Anila Hoxha
26 qershori ishte afati i fundit brenda të cilit gjashtë kandidatë ngjan se do të konkurrojnë ndershëm përmes curriculum vitae për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Një institucion me një histori 96 vjecare që ka si mision garantimin e sigurisë të personaliteteve shtetërore (PLSH) , objekteve te rendesisse se vecante në ruajtje, një mision I cili nuk ndryshon as në gjendje të fatkeqësisë natyrore ose në gjendje lufte. Emrat e pretendentëve, por edhe cfarë ka ndodhur datë pas date të bëjnë të paragjykosh se kjo garë mund të jetë fictive.
Sidomos kur gjen mes tyre emra, që ta heqin shpresen se gara nuk është e paracaktuar.
Pra si ta krijojme bindjen se garën nuk e fiton, apo se ai eshte i barabarte mes te barabarteve e kam fjalen per z. Ermal Onuzi, që gjatë ndyrshimeve për ligjin e gardës së Republikës u lakua si “ I qepur me porosi” . Në datë 22 mars, pa kaluar shume kohe nga ikja e drejtuesit dhe fill mbas një propozimi rrufe për të ndryshuar ligjin e Gardës, në parlament doli në skenë emri i njerit kandidat .
Ermal Onuzit. Kjo vihet re në deklaratën e deputetit Gazmend Bardhi që tha “ Ky është një rast ku Kuvendi do të duhej të ndalej, sepse bëhet fjalë për një ligj mirëfilli të porositur. I porositur nga oligarku Shefqet Kastrati për të emëruar shtetasin Ermal Onuzi , kushëririn e tij në krye të Gardës së Republikës,” akuzoi Gazmend Bardhi.
Akuzat u hodhën poshtë nga ministri I brendshëm.
Por koha rrodhi dhe vec pritjes për të konfirmuar se a ishte apo jo parashikim I saktë ai I Bardhit, ne qershor Onuzi percjell interesin per te konkurruar per Drejtor i Pergjithshem i Gardes se Republikes. Lista e kandidatëve ngelet e diskutueshme, por askush nuk duhet paragjykuar.
Bërë publike nga Ministria e Brendshme ne liste renditen si kandidate Artan Didin, Dritan Osmani, Ermal Onuzi, Jona Lamkon, Klajdi Hajredinaj dhe Krenar Carcani.
Por se cfarë përfaqëson secili nga konkurrentët , njërin ndër ta mund ta gjesh në Instagram, një tjetër në Hamburg , nje ne USA , një të katërt ish agjent të Shërbimit Informativ që e caktuan në Kukës me detyrë, por ai refuzoi dhe tha befas “ hajd ta provoj njëherë shef I Gardës së Republikës “.
Që për hir të të vërtetës për nga hierarkia e karrierës , I jepet automatikisht mbas marrjes së postit grada si motër me atë të drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Por pa u marrë me zhvlerësimin e ecjes në karrierë edhe në Gardë të 1500 të tjerëve, që ju nënshtrohen parametrave striktë, për të qenë gardistët e Personaliteteve më të larta, institucioneve më të rëndësishme , përfshi edhe ruajtjen e institucionit më të rëndësishëm SPAK, kjo garë është më tepër se kaq.
Artan Didi , dikur drejtor I përgjithshëm I Policisë së Shtetit ishte supriza, me një lëvizje të beftë ( një virtyt I tij mbetur nga forcat Speciale mbase). Dritan Osmanit po ashtu I flet historia në Gardë, një ofcer karriere aty.
Të tjerët pavarësisht kërkimeve rreth profilit të tyre mbeten të panjohur për liderë potencialë të Gardes se Republikës
Në një “botë” konkursi me vlera dhe buxhet aftesisht bindëse , vecanerisht Osmani e Didi duhet të përplasnin brirët për marrjen e Gardës.
Por ligji I ri, hoqi vitet, hoqi formimin , duke zgjeruar mundësitë.
Kjo do të thotë që shanse ka edhe Ermal Onuzi , që nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Gardës, ska patur asnjëherë grada, por që CV i shkon përshtat kushteve të vendosura përfshi edhe detyrën më të fundit si shef sigurie në areoport. Me ligjin e ri brenda dhjetë ditësh një komision I kryesuar nga zëvendës ministri I brendshëm do ti pyesë e kalojë në sitë kandidatët , që sipas ligjit të ri mjaftojnë dhjetë vjet punë në fushën e sigurisë.
Për të vijuar më tej me gongun e tyre vendimarrësit e tjerë.
Unë skam ende një mendim se kush do ta drejtojë Gardën e Republikës.
Po ju?