Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer mbajti një fjalim fitues në Londër, ndërsa votimet konfirmuan se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe.
“Ne ia dolëm”, tha ai, duke iu drejtuar kolegëve të tij laburistë. “Ju keni bërë fushatë, keni luftuar dhe e realizuat.”
“Ndryshimi fillon tani… Drita e diellit e shpresës, e zbehtë në fillim, por duke u forcuar gjatë ditës. Ndriçimi edhe një herë në një vend me një mundësi pas 14 vitesh për të rikthyer të ardhmen e tij.”
Laburistët tani kanë kaluar pragun e 326 vendeve, që do të thotë se mund të qeverisin vetëm në dhomën e ulët të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.