Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, ku 39-vjeçari Xhuliano Miho ka goditur për vdekje një 23-vjeçar, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.
Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë.
Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.