BallinaAktualitet“Gërdeci dhe 21 janari janë përdorur politikisht, duhet të hetohen”- Lubonja: SPAK...

“Gërdeci dhe 21 janari janë përdorur politikisht, duhet të hetohen”- Lubonja: SPAK po zbulon hajdutët dhe të dyja palët nuk duan

spot_img
spot_img

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se SPAK duhet të hetoj dy ngjarje të rëndësishme, atë të Gërdecit dhe protestën e 21 janarit.

Duke folur në studion e emisionit ‘Open’, ai tha se janë ngjarje me përgjegjësi politike.

Ndër të tjera, analisti deklaroi se qeverisë po i bie fasada dhe se SPAK po zbulon hajdutët.

“Unë mendoj se tragjedia e Gërdecit dhe 21 Janari duhet të hetohen. Aty ka një përgjegjësi politike, morale. 21 janari duhet të hetohet, por edhe 300 protestuesit që sollën kaosin duhet të hetohen. 21 janari dhe Gërdeci janë përdorur politikisht. Si sistem sot që kanë ngritur për të vjedhur shqiptarët, kjo qeveri është lakuriq. Temën sot e kemi këtu, në këtë lakuriqësi që shohim. Na kujtohet përralla me mbretin lakuriq, që vetëm fëmija i pafajshëm e sheh mbretin që është lakuriq. SPAK duhet të na thotë që “mbreti” është lakuriq apo jo.

Jemi në një sistem, ku ka fasadë, do kesh të pavarur ekonominë. Qeverisë po i bie fasada. SPAK po i zbulon hajdutët dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo qëndron pjesërisht. Por unë besoj se jo të gjithë në SPAK janë të vendosur për këtë. Ka aty dhe njerëz të Ramës. Nëse do bëhej drejtësi tamam këtu, nuk di kush do ngelej jashtë, është problem pastaj për stabilitetin. Edhe amerikanët nuk duan ta zhveshin mbretin plotësisht, se kanë edhe ata interesat e tyre. Nuk e kuptoj këtë që drejtësia qenka avash-avash, krimineli në rrugë duhet kapur direkt, nuk mund ta lëmë kriminelin akoma të lirë, të bëjë akoma vrasje e krime, atëherë i bie është kalkulim e jo drejtësi”, tha Lubonja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular