BallinaAktualitetAMP pezullon nga detyra një efektive, një person në arrest shtëpie

AMP pezullon nga detyra një efektive, një person në arrest shtëpie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për një oficere policie dhe një shtetas, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Nga hetimet e kryera u zbulua se punonjësja e policisë, Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një automjet dhe në bashkëpunim me shtetasin tjetër e kanë shitur për pjesë këmbimi.

Për efektiven në komisariatin nr.1 në Tiranë është ekzekutuar masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”. Ndërkohë ndaj 35-vjeçarit është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI I AMP:

Tiranë – Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit

Pas një hetimi të thelluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për një oficere policie dhe një shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për punonjësen, N/Komisare B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin G. K., 35 vjeç.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë B.K., gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin G.K., e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular