Menjëherë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë, tifozët gjermanë nisën një peticion në internet duke kërkuar që ndeshja të riluhet.
Ata mendonin se skuadra e tyre duhet të kishte marrë një penallti gjatë kohës shtesë kur gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Mark Kukurejas. Gjyqtari Antoni Tajlor e vazhdoi lojën me gjithë protestat e lojtarëve dhe tifozëve gjermanë.
Një peticion që bën thirrje që ndeshja të riluhet është nënshkruar nga pothuajse 350,000 tifozë në më pak se dy ditë.