BallinaBotaProjekti pilot në Kopenhagen/ Shpërblime për turistët që mbledhin mbeturina

Projekti pilot në Kopenhagen/ Shpërblime për turistët që mbledhin mbeturina

Në Kopenhagen të Danimarkës do të nisë një nismë për të mbajtur sa më pastër atraksionet turistike. Bordi turistik ka vendosur që turistët që do të mbledhin mbeturina do të shpërblehen me ushqime dhe aktivitete falas, raporton BBC.

Nisma do të fillojë më 15 korrik dhe sipas iniciativës, vizitorët mund të kërkojnë dreka falas, gota verë dhe kajak në këmbim të punës së tyre.

Projekti pilot “CopenPay” është krijuar për të kompensuar “barrën mjedisore” të turizmit, sipas bordit turistik të Kopenhagës.

“Kur udhëtoni jashtë vendit – nëse fluturoni në vende të tjera ose udhëtoni me makinë – ju ndotni”, thotë shefja e komunikimit i bordit turistik, Rikke Holm Petersen.

“Një nga gjërat që mund të ndryshojmë është t’i bëjmë njerëzit të veprojnë në mënyrë më të qëndrueshme në destinacion.”

Plani është vetëm një “hap i vogël drejt tranzicionit të gjelbër”, thekson Petersen.

Projekti është “i bazuar në besim”, që do të thotë se atraksionet nuk kanë gjasa të kërkojnë prova se aktiviteti i gjelbër ka përfunduar. “Në disa atraksione mund t’ju duhet të tregoni një foto ku jeni duke hipur në biçikletë ose biletën tuaj të transportit publik,” thotë ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular