Kombëtarja e Brazilit u eliminua nga Uruguai në çerekfinalen e Copa America. Një video në rrjetet sociale është publikuar e cila po merr shumë reagime.
Është futbollisti i Al Hilalit, Nejmar i cili pas ndeshjes kishte shkuar në diskotekë. Në video shihet se si Nejmar nuk mund t’i ndalte lotët, derisa shokët e tij tentonin ta ngushëllonin.
Nejmar nuk arriti të ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka pësuar muaj më parë sa ishte te klubi nga Arabia Saudite.
Vlen të theksohet fakti se Brazili u eliminua me penallti me Uruguain teksa koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0.