BallinaKronikeSi drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë, kaloi...

Si drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë, kaloi avllinë dhe…./ Ranë në pranga 15 persona, 3 ende në kërkim

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë.

Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se: në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.

Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 15 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Sot Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 4 prej tyre, 7 u lanë në masën arrest shtëpie, kurse 4 detyrim paraqitje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular