BallinaSportStrakosha prezantohet zyrtarisht te klubi grek: Nga sot nuk ka më fjalë,...

Strakosha prezantohet zyrtarisht te klubi grek: Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë

Thomas Strakosha ka nisur sot zyrtarisht aventurën e re në karrierë, duke u bërë pjesë e klubit të AEK në Athinë. 

Portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Anglisë ku ishte pjesë e Brentfrod, për t’u transferuar në Greqi, vend në të cilin kthehet 12 vite pasi ishte larguar për t’iu bashkuar akademisë së Lacios.

Klubi ka bërë njoftimin zyrtar në faqen e vet, duke sqaruar se portieri 29-vjecar shqiptar ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular