BallinaPolitike"Tavo kandidat shumë i mirë për Himarën", Krashi: T’i japim mundësi...

“Tavo kandidat shumë i mirë për Himarën”, Krashi: T’i japim mundësi diasporës të votojë në 2025, ua mohuam të drejtën e votës për 35 vjet

spot_img
spot_img

Lavdrim Krashi, deputet i PS-së, nga rubrika “Opinion” në News24 ka vlerësuar kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë e Himarës. Ai u shpreh se Tavo është një kandidaturë shumë e mirë, që ka mbështetjen jo vetëm të Partisë Socialiste. Krashi u shpreh i bindur se në zgjedhjet e pjesshme të parakohshme për Kryebashkiak të Himarës, Tavo do të jetë fitues.

Lidhur me votën e diasporës, bazuar në një propozim të bërë nga grupi parlamentar socialist për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Krashi tha e drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë më ka motivuar që ti bashkohem politikës aktive. Krashi e konsideroi si një zhvillim shumë pozitiv duke u shprehur se fatkeqësisht ka politikanë që nuk e kanë idenë se çfarë është diasporë, se çfarë do të thotë të jesh emigrant.

“Ka nga ata deputetë që janë prej 30 vitesh deputetë, kanë hyrë në Parlament kur ishin 20 vjeç dhe nuk kanë folur kurrë për diasporën dhe të drejtat e tyre në aspektin e votës. Dhe kjo është arsyeja pse diaspora nuk ia fal kurrë një gjë të tillë. Ajo që ndodhi në kampin opozitar ishte e paprecedent dhe arsyeja që nuk u arrit funksionimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore ishin pikërisht problemet që kishte opozita. Më pas u ngrit një grup pune, që për të njëjtat arsye nuk funksionoi.https://www.youtube.com/embed/UC5E6ZebigU?feature=oembed

Të gjitha ato institucione që janë të përfsgira në realizimin e votës së diasporës janë institucione që kanë dhënë llogari në nënkomisionin parlamentar. Partia Socialiste e propozoi projektin e vet qysh në mars të këtij viti, por siç duket nuk u gjet dakordësia dhe në kushte të tilla ne e paraqitëm variantin tonë në Kuvend. Janë disa ndryshime që kërkojnë mbështetje sa më të gjerë. Politikisht do ti qëndrojë keq kujdo që do të vendosë veten kundër. Thjesht është pyetja a jeni për votën e diasporës apo jo? Edhe heshtja është kundër.

Nëse është e nevojshme ne mund të punojmë edhe në korrik apo gusht, të arrijmë në një produkt, ti krijojmë mundësi diasporës që në 2025 të kenë të drejtën e votës. Është një e drejtë e mohuar prej 35 vitesh. Duhet ti kërkojmë falje madje çdo shqiptari që jeton jashtë vendit që nuk ua dhamë mundësinë që të votojnë në 35 vite. Unë jam qytetar shqiptar, por edhe britanik. Kam votuar si qytetar britanik me postë javën e kaluar”, tha Krashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular