BallinaKryesoreVazhdojmë në rrugën tonë krah aleatëve tanë SHBA dhe Britanisë së Madhe

Vazhdojmë në rrugën tonë krah aleatëve tanë SHBA dhe Britanisë së Madhe

spot_img
spot_img

Nga Sabah Sheta
Të nderuar miq! Situata në të cilën demokratët janë gjendur nga 9 shtatori i vitit 2021 si dhe vazhdimi i kursit të përplasjeve brenda nesh deri më sot, nuk ka qenë për arsye personale, por për parime dhe çështje këndvështrimi të palëve dhe mbështetësve të tyre.

Ishte një vendim i SHBA shpallur personalisht nga Sekretari Blinken ndaj liderit historik të PD që çoi demokratët në dy fronte. Njëra palë mendonte se e kishte gabim aleati ynë strategjik dhe kjo ishte padrejtësi, tjetra ndoqi rrugën euro-atlantike krah aleatit tonë historik dhe të vyer fal të cilit ekzistojmë sot si komb. Shqiptarët i detyrohen shumë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilën e ka patur krah në momentet më të vështira, edhe atëherë ku ekzistenca jonë është vënë në pikëpyetje. E dimë të gjithë çfarë SHBA ka bërë për shqiptarët, por edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, kur fal mbështetjes së tyre të hapur deri tek përfshirja e ambasadorit Rajerson në fushën zgjedhore me deklaratat e tij dhe fituam zgjedhjet duke ardhur në pushtet. As brenda nesh nuk duhet mohuar kjo mbështetje që na është dhënë ndër vite, por në vitin 2021 u gjendëm në një situatë tejet të vështirë dhe është e paimagjinueshme ajo kundërvënie ndaj tyre dhe e pafalshme histeria e shpërthyer në rrjetet sociale ndaj SHBA dhe zyrtarëve të saj. Qartësia amerikane ishte edhe më e shtjelluar teksa ish ambasadorja Kim në oborrin e shtëpisë tonë deklaroi: – “Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”. Kjo kambanë për demokratët kanë qenë e qartë. Por ne çfarë bëmë? Vazhduam kursin e përplasjeve me aleatin tonë strategjik SHBA, por dhe drejtësinë e re mbështetur prej tyre. Sikur të mos mjaftohej me aq, që për ne është shumë dhe një mur që nuk të kthen në pushtet, përplasje ndodhi dhe me një tjetër aleat; Britaninë e Madhe.

Veç kësaj, këto 3 vite kemi hedhur shumë baltë ndaj njëri-tjetrit aq shumë sa do na duhet kohë të pastrohemi. Aq fyerje e sharje që kanë ndodhur mes nesh saqë as më kundërshtarët politikë nuk e kemi bërë.

Të nderuar vëllezër demokratë! Ne nuk kemi patur as kemi arsye që betejën ta bëjmë personale siç dhe fatkeqësisht ka ndodhur. Nga 9 shtatori 2021 nuk ka ndryshuar asgjë në raport me aleatin tonë SHBA.

Absurde është fakti se një pjesë e atyre që e nisëm këtë rrugë krah aleatëve, madje nga më “kamikazët” anti Berishë sot janë në prehrin tij dhe na japin leksione bashkimi.

Qëllimi i një opozite është të vij në pushtet ndaj pyetja që shtrojë sot është:

Çfarë ka ndryshuar në raport me aleatët? A mund të vijmë në pushtet pa ndihmën e tyre? Ky bashkim mekanik për interesa personale për një mandat deputeti çfarë sjell për demokratët?

Vëllezër, qëllimi ynë është rrëzimi i Rilindjes nga pushteti dhe në këtë situatë në të cilën gjendet PD tashmë dhe me vendimin e Apelit me SHBA, Britani kundër, me zero marrëdhënie ndërkombëtare, e kjo për rrjedhojë ka sjell dhe mos maksimizimin e votave brenda nesh, me mos ofrimin e intelektualëve dhe shoqërisë gri e ka të pamundur pushtetin.

Personalisht do t’i besoj rrugës sime, do të ec pa droje i bindur që ë drejta është me ne dhe krah nesh dhe koha do ta provojë. Vazhdoj rrugën me demokratët euroatlantikë deri në fitoren ndaj regjimit që do të vij dhe fal mbështetjes së aleatëve SHBA, Britanisë së Madhe, BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular