BallinaSocialeÇfarë turistësh po tërheq Shqipëria? – Zak Topuzi: Po vijnë turistë me...

Çfarë turistësh po tërheq Shqipëria? – Zak Topuzi: Po vijnë turistë me buxhet të vogël

Shqipëria po shënon rritje të numrit të vizitorëve, ku shifrat flasin për shtim të turistëve që vijnë jo vetëm nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe nga porti Durrësit dhe pika të tjera kufitare tokësore. Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit ka thënë për SCAN tv se rritja është me 38%, por nuk është bregdeti më i vizituar, por Tirana dhe qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja etj.

“Kemi rritje me 38%. Si 6-mujor, 95% e turistëve në Shqipëri janë turistë europianë, gati 75% e tyre janë nga rajoni apo shqiptarë që janë në emigrim dhe ky është kontigjenti kryesor që përbën turizmin në Shqipëri. Për këtë ne duhet të bëjmë një analizë të mirëfilltë dhe se si t’ju shërbejmë më mirë” -thotë Topuzi.

Topuzi thekson se promovimi që po i bëhet Shqipërisë si një vend i lirë, e ka dëmtuar sektorin.

“Kryesisht janë njerëz që vijnë me një buxhet të vogël. Po t’i shikosh dhe në aeroport, janë njerëz që udhëtojnë me 40 euro bileta. Pra, këta nuk pretendojmë që të shpenzojnë në restorante e hotele të shtrenjta. Dhe ky është problemi që ka sivjet turizmi shqiptar”- thotë kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Topuzi thekson se duhet të synojmë turizëm të qëndrueshëm, ku sfidat janë të shumta që nga rritja e cilësisë së shërbimeve, kapaciteteve akomoduese, e deri te stafet e kualifikuara. Sipas Topuzit, edhe pse pagat janë konkurruese në këtë sektor, mbetemi larg vendeve të rajonit.

“Brenda 7 viteve kemi rritur kapacitetet akomoduese madje i kemi trefishuar, ndërkohë që gati 45 mijë fuqi punëtore ikin jashtë çdo vit. Kemi 2 veprime të kundërta, rritje kapacitetesh e nevojë për fuqi punëtore dhe nga ana tjetër largohen punonjësit. Sipas Forimit Botëror të Ekonomisë, Shqipëria renditet në vendin e 108 nga 117 vende për sezon të shkurtër. Ky sezonalitet i shkurtër, nuk të lejon të mbash fuqi punëtore të kualifikuar” -shton Topuzi.

Gjatë këtij viti, Shqipëria do të presë 14 milionë vizitorë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të sjellë lehtësi në lëvizje. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular