BallinaOP EDHarku Euro-Atlantik-një realitet i pakthyeshëm! Mision për shpetimin e demokracisë dhe pluralizmit!

Harku Euro-Atlantik-një realitet i pakthyeshëm! Mision për shpetimin e demokracisë dhe pluralizmit!

spot_img
spot_img

Nga Azgan Haklaj
Nevoja imediate e grupimit dhe aktivizimit real politik të Harkut EuroAtlantik bëri që
në një tryezë serioze e efikase mes të
barabartësh të diskutohej e konkludohej me vendime të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri!
Kur themi demokracia dhe pluralizmi jemi të ndërgjegjshëm që ky binom i domosdoshëm është më i rrezikuar sot nga autokratizmi qeveritar dhe ai uzurpimi opozitar nga për shkak të ujdisë politike të Rilindjes me Rithemelimin për të mos trazuar establishmentin 30 -vjeçar, i cili ka modeluar dhe materializuar këtë tablo të zymtë të varfërisë korrupsionit, mungesës së
shpresës e depopullimit.
Pavarësisht përbetimeve të rrejshme të dy poleve politike dominante për 3 dekada sot vota e lirë dhe e barabartë është vetëm vegim, votimi i diasporës një mashtrim, tregu e konkurenca ekonomike e politike një çoroditje hibrite e një zvetnim.
Pseudo përleshjet parlamentare me sfond revolucionar flakadanësh të pseudo -opozitarizmit në parlament kulmuan me ujdi e marrveshje për deshtimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe krijimin e komisionit të dialogut i cili ka qëllim mbajtjen e sundimit të Trekendëshit të Bermudës.
Amnistinë penale për të liruar zyrtarët e korruptuar.
Krijimin e komisionit Xhafa për të goditur reformën në drejtësi dhe përgatitja për të i’a msy SPAK-ut dhe GjKKO-së.
Shpetimi i mandatit të Sali Berishës pa interpretim kushtetues.
Përdorimi i tre gjyqtareve të apelit me lidhje nepotike me qeverinë për ti dhënë vulën Rithemelimit në shkelje flagrante të ligjit duke rrëzuar hirarkinë gjyqsore pasi nuk u zbatua vendimi i Gjykatës së Lartë për gjykimin në themel por u dha një vendim proçedurial për rrëzim ankimimi e ndonëse jemi në limitet e afatit ende nuk e kanë zbardhur.
Kjo deshmon se jemi në limitet kohore për të reaguar fuqishëm e pa kthim ndaj kësaj klase të korruptuar e cila interesave të veta përsonale e abuzive ju ka dhënë qytetari e mbështetje ligjore duke imituar monarkitë despotike të mesjetës.
Pseudo opozita bën zhurmuesin me daulle, goma e molotovë ndërkohë që së bashku pushtojnë qiellin me pallate 65 katëshe me para të pista.
Gazmend Bardhi me të tijët i bashkohet ballkonit antiamerikan ndërkohë që Belinda Balluku firmos abuzivisht miliarda euro koncensione në e infrastrukturë.
Të tjerë mjeranë politiqarë të dominuar nga ethet e karrierizmit e kolltukomanisë shpikin grupacione me drejtim post-titist të partisë, me kolegjialitet, regjencë e lloj lloj shpikjesh, apo krijimin e partisë së re televizive pa patur kurajon që idetë e tyre ti shpalosin në strukturat që u kanë dhënë mbështetje për një kohë të gjatë.
Në këto kushte Harku EuroAtlantik është një rreze shprese që po instalohet me paritet e norma demokratike për tu futur në betejën elektorale me doktrinë, parime e synime të qarta me misionin:
Shpetimi i pluralizmit dhe demokracisë!
Harku EuroAtlantik në pluralitet të plotë mendimi e diskutimi ka rënë dakort për principet bazike të bashkëpunimit paraelektoral dhe qeverisës duke pasur si parime të panegociueshme sigurimin e lirisë se votës së barabartë, votës elektronike, listave të hapura, ndryshimin e hartës elektorale, Shqipëria një zonë zgjedhore, votim i diasporës, e mbi gjithçka palëkundshmërinë e besimit tek aleatët tanë strategjikë SHBA-të, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Mbështetja e organeve të reja të drejtësisë kryesisht të SPAK-ut dhe GJKKO-së është njëri nga principet që na bashkon në Harkun EuroAtlantik.
Por ky bashkim politik nuk do ngelet thjesht në nivelin e konstatimeve dhe sygjerimeve por shumë shpejt do avancojë drejt një programi unik elektoral të besueshëm e të realizueshëm në unifikimin e burimeve njerëzore e strukturore në mënyrë kapilare në të gjithë vendin si dhe në diasporë.
Si hap i parë i bashkërendimit të aksionit politik të Harkut EuroAtlantik do të jetë tubimi i përbashkët së shpejti i parlamentit vendor ku të gjithë këshilltarët tanë do të bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë e tyre në shërbim e korrelacion me aleatët.
Natyrisht mentaliteti i vjetër e pesimistët e demotivuar nga uzurpimi i demokracisë, meskinët e disfatistët e quajnë donkishoteske këtë levizje, por e ardhmja e shpejtë do e demantojë këtë mentalitet.
Levizja e ndryshimi politik që po dominon kontinentin nuk kanë si të jenë indiferentë ndaj nesh.
E për më tepër një situate “sos” për demokracinë e kur në krah kemi suportin e pakursuyer euroatlantik.
Gjithsesi kjo është një betejë dhe në beteja duhet luftuar me qëndrueshmëri, parime, guxim e dinjitet për të fituar.
E ata që me meskinitet i dredhojnë betejës thjesht janë pjesë e harresës …pa dashur të them atë që shpesh e mendoj se në front ka qëndrestarë por si jo rrallë herë në historinë tonë infiltrohen dhe hamzallarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular