Xherdan Shaqiri mund të vendosë të kthehet në Europë, pas një eksperiencë aspak pozitive në radhët e Çikagos në MLS. Pas dy vitesh e gjysmë, futbollisti po merr në konsideratë oferta të ndryshme dhe në ditët e fundit ka marrë një të papritur nga Panathinaikos.
Klubi grek raportohet se është gati të presë krahëhapur Shaqirin në radhët e tij dhe se po shqyrton mundësinë për të bërë futbollistin shtatshkurtër pjesë të skuadrës që kërkon të jete protagoniste në luftën për titull.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat zvicerane, të cilat bëjnë të ditur se Shaqiri po shqyrton këtë ofertë ashtu si edhe të tjera, pasi i dihet të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij në moshën 32-vjeçare.