Sot në ora 21:00 Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani. Për këto skuadra do të jetë dueli 34-t në historinë e tyre. 16 fitore iberike, ndërkohë që ato transalpine janë 13. Vetëm pesë barazime në një sfidë ku shënohen mesatarisht 3 gola çdo 90 minuta.-Edhe në golat shënuar, historia u buzëqesh “Furive të kuqe”, që i kanë shënuar 63 herë rivalëve të radhës, të cilët nga ana tyre kanë replikuar me 38 gola. Ndeshja e fundit mes Francës dhe Spanjës daton tri vite më parë kur triumfonin “Gjelat” 2-1 në Ligën e Kombeve, ndërkohe që për një Kampionat Europian kjo do të jetë përballja e pestë (2 suksese franceze dhe 1 spanjoll).
– Ajo në Ligën e Kombeve, ishte vetëm fitorja e dytë e Francës në tetë ndeshjet e fundit kundër Spanjës (B1 B5). Tjetra ishte një fitore miqësore 1-0 në “Stade de France” më 4 shtator 2014. Spanja fitoi 2-0 në të njëjtin stadium më 28 mars 2017, miqësorja e fundit midis dy skuadrave.
– “Furitë e kuqe” i dhanë fund ecurisë së “Gjelave” në çerekfinalet e EURO 2012 duke fituar 2-0 me një dygolësh nga Ksabi Alonso.
– Para fitores në Ligën e Kombeve, suksesi i fundit zyrtar i Francës (3-1) kundër Spanjës kishte ardhur në Hanover në raundin e 1/8- avetë të Kupës së Botës 2006 David Vila shënoi për iberikët përpara se tranapalinët të replikonin me Riberi, Vieira dhe Zidan.
– Zidan kishte shënuar gjithashtu në çerekfinalen e EURO 2000 midis dy kombeve në Bryzh, megjithëse goli i tij në minutën e 32-të u prish gjashtë minuta më vonë nga një penallti e Gaizka Mendieta. Juri Djorkaef shënoi atë që rezultoi të ishte goli i fitores një minutë para mbylljes pjesës së parë, ndërsa Raul u ndal në traversë pas një penalltie.
– Franca arriti suksesin e parë të madh në kurriz të Spanjës duke fituar 2-0 në “Parc des Princes” në Paris në finalen e Kampionatit Evropian 1984. Vendësit zhbllokuan rezultatin me një goditje dënimi të Platini dhe dyfishuan shifrat në minutën e fundit me Belonen.
– “Furitë e kuqe”, përballen me një Francë solide, e cila deri më tani ka mbajtur katër herë portën e paprekur në pesë ndeshjet e luajtura, teksa goli i vetëm erdhi me penallti nga Polonia.
– Sot “Gjelat” synojnë finalen e tyre të katërt të turneut të madh në tetë vitet e fundit (duke arritur në finalen e EURO 2016 dhe në finalet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022) – një rekord i jashtëzakonshëm që është dëshmi e përvojës në ndeshje vendimtare.
– Franca nuk arriti të fitojë grupin e saj për herë të parë që nga EURO 2012 pas një fitoreje të vështirë ndaj Austrisë dhe barazimeve kundër Holandës dhe Polonisë.
– “Gjelat” dhe Spanja vijnë në këtë pikë të turneut pa asnjë humbje, teksa Mbape e ka thyer mallkimin me një penallti në ndeshjen e fundit të Grupit D. Shkathtësia e lojtarëve nga pika e bardhë i lejoi “Gjelat” të kalonin në çerekfinale, duke kthyer pesë penallti dhe duke u hakmarrë për humbjen e tyre në finalen e EURO 2016 kundër Portugalisë.
– Spanja është e vetmja kombëtare që ka fituar tre tituj radhazi të Evropës dhe të Kupës së Botës: EURO 2008, Kupën e Botës 2010 dhe EURO 2012, ndërkohë që Antuan Grizman mban rekordin për paraqitje të njëpasnjëshme në historinë e futbollit në nivel kombëtar, 84 ndeshje midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2023. Panorama Sport