BallinaSport“Te Shqipëria për shkak të ngatërresës së Igli Tares”, Gjasula tregon Europanin...

“Te Shqipëria për shkak të ngatërresës së Igli Tares”, Gjasula tregon Europanin si protagonist: Me Kroacinë më iku truri, asnjë nuk flet keq për Silvinjon

Klaus Gjasula ka qenë një prej protagonistëve të Shqipërisë në rrugëtimin e saj në Euro 2024 dhe në pjesëmarrjen në turne. Mesfushori kuqezi ishte një nga protagonistët e mirëfilltë të turneut, teksa në ndeshjen ndaj Kroacisë shënoi autogol e më pas golin e barazimit përfundimtar 2-2.

I ftuar në “TV Klan”, Gjasula ka treguar se si u bë pjesë e Kombëtares thuajse rastësisht, por edhe emocionet e pjesëmarrjes së tij në Euro 2024 me atë ndeshjen historike ndaj Kroacisë.

“Futbollin e kam nisur 6 vjeç. Kur u bë vëllai futbollist, kuptova që do bëhem edhe unë. Çdo ditë luanim në lagje më shokët. Kur u bë vëllai futbollist në Frajburg, e kuptova se aty mund ta realizoja.

Unë kam pasur karrierë ndryshe nga vëllai. Kam kaluar të gjitha nivelet e poshtë në Gjermani. Në moshën 29-vjeçare, jam futur për herë të parë në Bundesligë dhe pas kësaj kisha arritur nivelin për në Kombëtare.

Para se të niste kampionati, kishim një miqësore me Lacion. Aty ishte Igli Tare. Po e shikonte ndeshjen dhe bëra paraqitje shumë të mirë. Pas ndeshjes i shkova për respekt dhe i fola. Ai më ngatërroi me vëllain, me Jurgenin. Më foli sikur më njihte dhe e kuptova që më ngatërroi. Më tha se nuk e dinte që isha vëllai. Më tha nëse doja të shkoja në Kombëtare, sepse kishte kontakte me trajnerin Reja dhe i duhej një lojtar si unë. Unë sigurisht që doja dhe kështu ndodhi.

Reja ishte një trajner i mirë, një njeri i sinqertë dhe nuk them dot asgjë të keqe me të. Për Silvinjon nuk flet asnjë keq. Erdhi këtu dhe ndryshoi gjithçka. Është i sinqertë dhe ta thotë në sy, çfarë do nga ty. Është një njeri i drejtë. Na ka çuar në Europian.

Goli në Europian? Atë moment e kam pritur gjithë jetën. Ishte situata që lejoheshin 5 lojtarë të nxeheshin dhe unë nuk isha te ata 5 lojtarët. U nxehën më shumë sulmuesit pastaj erdhi rasti që Kroacia futi sulmuesin e gjatë dhe kështu ndryshoi situata. U nxeha pak dhe hyra menjëherë në lojë, domethënë e papritur.

Kur hyra kisha shumë mendime. Kur hyra pa prekur një top, 1 me 1. Situata e dytë në fushë pastaj bëhet autogol, më iku pak truri me thënë të drejtën. Në 3-4 minuta u ndryshua gjithë loja. Mendoja pse më ngeli mua kjo tani. Prandaj filluam kundërsulmet që kishim ne 10 minutat e fundit, ngjitesha gjithmonë para se doja të rikuperoja diçka. Kisha 2-3 situata hutimi, më kishte ikur truri, nuk isha shumë i qetë. Në fund kuptova që tani duhet të bëjmë diçka dhe prandaj u ngjita gjithmonë përpara. Që do bëja gol, normal që nuk e dija. Ndeshja ime nuk ishte, po do rregulloja gabimin që bëra”, tregoi Klaus Gjasula.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular