Jo vetëm goli i Yamal, Spanja vendos një tjetër rekord historik pas fitores me Francën në gjysmëfinale

0
85

Spanja arriti të shkonte në finalen e Europianit pas përmbysjes kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.

Lamine Yamal hyri në historinë e Europianit, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion të tij, në moshën 16 vjeçare e 362 ditë.

Gjithsesi ky nuk ishte rekordi i vetëm në mbrëmjen e sotme, pasi dhe ekipi “La Roja” vendosi një të tillë.

Spanja u bë skuadra e parë në historinë e një Europiani, që arrin 6 fitore radhazi në këtë kompeticion, e cila nuk është arritur kurrë nga askush tjetër.