BallinaSport“Ta bëri në surrat që 16 vjeç”, futbollisti portugez tallet me Rabio...

“Ta bëri në surrat që 16 vjeç”, futbollisti portugez tallet me Rabio pas golit që i shënoi Jamal

spot_img
spot_img

Adrien Rabio e pa si spektator nga afër magjinë me të cilën Lamin Jamal barazoi ndeshjen mes Spanjës dhe Francës. Mesfushori francez ishte ai që nuk arriti të mbyllte hapësirën dhe pa pastaj gjuajtjen perfekte të adoleshentit që shkoi në rrjetë.

Një episod që ka bërë xhiron e rrjetit edhe për shkak të fjalëve që kishte thënë Rabio në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes. “Nëse Lamin dëshiron të luajë në finale, duhet të bëjë më shumë se sa ka bërë deri tani”, tha Rabio para gazetarëve.

Dhe Jamal iu përgjigj në fushë me një supergol, që e ka kthyer Rabio në objekt talljeje. Thumbimeve nuk i është ndarë as mesfushori portugez Pedro Porro. Ai publikoi pikërisht një lajm të kësaj deklarate të Rabio, duke i vënë sipër komentin e tij.

“Po, i mungonte një gjë, që16 vjeç, të të shënonte këtë supergol në surrat”, ishin fjalët e Porro në “Twitter”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular