Lamin Jamal ishte protagonisti absolut i fitores së Spanjës ndaj Francë, pasi me golin e tij fantastik barazoi duelin dhe më pas vuri në vështirësi disa herë prapavijën e kundërshtarëve.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit në një Europian ku vendosi rekordin si më e riu që e bënte një gjë të tillë, që në moshën 16-vieçare. Festimi i tij pas ndeshjes ishte i ligjshëm, por të gjithë i kushtuan një vëmendje të veçantë momentit kur pas vërshëllimës përfundimtare, 16-vjeccari u kthye nga kamera dhe bëri shenjë me dorë duke thënë “Fol, fol!”.
Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe të gjithë janë të bindur se ky ishte mesazhi për Adrien Rabio, i cili në ditën para sfidës kishte thënë se Jamal duhej të bënte diçka më shumë se sa deri tani për të shkuar në finale.