Lamin Jamal i mrekulloi të gjithë me golin e shënuar mbrëmjen e sotme ndaj Francës në duelin gjysmëfinal të Europianit. Me një perlë nga jashtë zonës, Jamal e dërgoi topin në trekëndshëm duke përshëndetur rrjetën e Menja.
Interesant është fakti se talenti iberik në vitin 2023, i kishte shënuar një gol të ngjashëm Francës U-17 me Spanjën U-17 në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe të zhvilluar në Hungari.
Jamal ishte 15 vjeç e 10 muaj kur u luajt ndeshja, në të cilën Spanja humbi 1-3 pavarësisht golit të talentit të Barcelonës në minutën e 68-të .
Muaj më vonë ai do të debutonte me ekipin e të rriturve, teksa mbrëmjen e sotme nxorri nga repertori i tij një gol të ngjashëm.