Gjykata e Fierit ka lënë në burg, Xhuliano Mihon, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi Bakaj, ngjarja e ndodhur pak dite me pare.
Me ane te nje njoftimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ ndaj Xhuljano Mihos, 39-vjeçari i cili pak ditë më parë vrau me thikë Xhimi Bakajn.
Prokuroria Fier thotë se në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 5 korrik, në lagjen “11 Janari”, Fier.
“Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xhuljano Miho Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.
NGJARJA
Konflikti mes Xhuljano Mihaj dhe Xhimi Bakaj, ndodhi mbrëmjen e të premtes 5 korrik, për ish-gruan e autorit, e cila bashkëjetonte me viktimën.
39-vjeçari nuk e kishte pranuar asnjëherë divorcin me gruan e tij me të cilën kishte dy fëmijë ndaj mes të dyve ka nisur menjëherë një përplasje fizike.
Mihaj goditi 3 herë me thikë të riun, duke i marrë jetën. Pas krimit u arrestua dhe i tha policisë se konflikti ishte i rastit dhe se viktima e fyeu. Autori kishte rreth 9 muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja.