SPEKTAKEL/Shënoni datën në kalendar, ja kur luhet finalja e madhe e Europianit mes Spanjës dhe Anglisë

0
133

Spanjë-Angli është finalja e madhe e Europianit “Gjermani 2024”, e cila do të luhet në Berlin.

“La Roja” vjen me 6 fitore radhazi, duke mposhtur në grup Kroacinë 3-0, Italinë 1-0 dhe Shqipërinë 1-0, ndërsa në fazën me eliminim direkt ka mundur Gjeorgjinë 4-1, Gjermaninë në çerekfinale 2-1 dhe Francën në gjysmëfinale 2-1.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nuk kanë treguar shumë, teksa në grup kanë mundur Serbinë 1-0, kanë barazuar me Danimarkën dhe Slloveninë (1-1 dhe 0-0). Ndërsa në fazën e 1/8-ave kanë mundur Sllovakinë 2-1 pas kohës shtesë, kanë mundur vetëm falë penalltive Zvicrën dhe fituan përballë Holandës në gjysmëfinale me rezultatin 2-1.

Kështu që shënoni datën në kalendar, me takimin Spanjë-Angli që do të luhet më 14 korrik në Berlin, në orën 21:00.