Kolumbia mposhti Uruguajin në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës me rezultatin minimal 1-0.Pas përfundimit të sfidës, tifozët kolumbianë janë dehur duke shpërthyer ndaj familjarëve të futbollistëve të Uruguajit.
Sulmuesi Darvin Nunjez së bashku me shokët janë ngjitur në tribunë për të mbrojtur familjarët e tyre.
Pamjet kanë bërë xhiron në rrjet.