Pas protestës së opozitës përballë Kryeministrisë, gazetari Andi Tela, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se protesta e mbajtur nga opozita, nuk bind që PD-ja do të jetë në gjendje që për nëntë muaj të konkurrojë për pushtetin për të fituar zgjedhjet.
Sipas tij, protesta ishte një lloj sondazhi për të parë se sa njerëz i shkojnë pas PD-së.
“Në protestën e 20 shkurtit ka pasur më shumë pjesëmarrje, shkonte përtej hotel Dajtit.
Këto lloj protestash në fund të ditës janë një lloj sondazhi, pra njerëzit përmes ekranit, përmes pjesëmarrjes, shohin se sa është pjesëmarrja atje i atyre që konsiderohen militantë, atyre që kanë të drejtën për të dal dhe për të protestuar, i atyre që e ndjejnë për të dal në protestë.
Kjo e sotmja, realisht nuk të jepje besim, nuk të frymëzon se kjo parti opozitare do jetë në gjendje që brenda 9 muajsh, të ketë mundësi të konkurrojë për pushtetin.
Kjo ka ngelur i vetmi sondazh për të kuptuar se sa njerëz shkojnë pas PD-së.”- tha Tela.