Mbreti “bekon” Anglinë! Fitorja e “Tre Luanëve” kundër Holandës përgëzohet edhe nga kryeministri i ri

0
97

Luanët, pasi shënuan në minutën e ‘90, për të kaluar në finale me Spanjën, kane shtuar entuziazmin dhe pritshmëritë e Evropianit, pas një fillimi aspak impresionues.

Në një mesazh dërguar lojtareve të Southgate, Mbreti Charles dhe Mbretëresha i dërguan Kombëtares urimet e tyre të përzemërta për këtë fitore, por Mbreti me pak kunjë, nuk harroi edhe dramat e ndeshjeve të fundit dhe në mesazhin e tij dërguar Kombëtares, ai shkruan “nëse mund t’ju inkurajojë që të siguroni fitoren përpara nevojës për ndonjë gol surprizë të minutës së fundit apo ndonjë dramë tjetër penalltish, sepse jam i sigurt, shkruan Mbreti Charles tashmë i sëmurë se nivelet e stresit dhe të rrahurat kolektive të zemrës së kombit dhe tensionin e gjakut, do të lehtësoshin tej mase”.

Urimeve mbretërore iu shtua edhe Princi Uilliam, djali i Mbretit Charls, i cili pritet të jete Mbreti i ardhshëm i Anglisë, i cili është presidenti i Shoqatës angleze të Futbollit dhe tifoz i njohur i Aston Viles, sulmuesi i të cilit shënoi edhe golin e fitores në Dortmund. Fitores së Anglisë iu bashkua me urimin e tij nga Uashingtoni edhe kryeministri i ri britanik, Sir Keir Starmer, nga takimi i NATO-s, kur dihet se Kryeministri është i lidhur shumë ngushtë me futbollin dhe që luan edhe vetë rregullisht futboll. Madje, për futbollin anglez u fol edhe në takimin e tij me Presidentin Biden.

Anglia është e pushtuar nga ethet dhe eufori e finales së Berlinit. Anglia do të ndeshet me Spanjën të dielën e ardhshme me erën pas velave të saj dhe kurajo në zemër, por e vërteta është se ende ka një lloj ngurimi nga tifozeria dhe publiku, për të ëndërruar për më shumë publikisht, madje nuk këndohet aq sa në prag të finales së Londrës në Evropianin e fundit, kënga e famshme e futbollit  anglez, “is coming home”, futbolli po rikthehet në vendlindje.