Ish-kryetari i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar protestën e opozitës, mbajtur mbrëmjen e kësaj të enjteje (11 korrik). I ftuar në studion e RTSH24, Elezi tha se sipas tij, protesta të tilla nuk janë mënyrë e duhur për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
Ai solli në vëmendje problemet brenda Partisë Demokratike ndërsa tha se pikërisht kjo situatë çon në protesta të tilla sipas tij të paorganizuara dhe jo serioze.
Elezi theksoi ndër të tjera se sipas tij, njerëzit nuk i sjell logoja dhe vula drejt PD-së, por besimi në këtë parti.
“Vlen të theksohet se të mbledhësh militantë nuk është rruga e dukur për të hequr Edi Ramën. Kjo protestë është më e ulët në numër se herën tjetër. Një pjesët e mirë refuzojnë të shkojnë pasi janë të lodhur. Kjo që po bën opozita nuk është seriozë. Militantët zhgënjehen gjithmonë. Ashtu ka ndodhur edhe me Bashën.
Nuk i sjell njerëzit logoja dhe vula por besimi, por ai ka vrarë këtë besim të qytetarët. Ky I fundit theu premtimin. E vetja rrugë për të fituar zgjedhjet është të fitojnë besimin tek njerëzit.
Të gjithë ata që janë pjesë në PD rrinë me dhimbje, janë të mërzitur. Autokracinë e kanë vetë që vendosin vetë për gjithçka. Duhet t’i mësojmë njerëzve që kandidojmë për idetë dhe pikëpamjet , jo vetëm për fytyrë politike.
Kjo nuk po ndodh në vendin tonë. Kur ke shkatërrim të brendshëm përfundon me këto lloj protesta. Nuk kanë një bosht llogjik për organizimin e gjerave. Ska llogjikë të shkosh tek Bashkia pasi Veliaj nuk është çerdhja e problemit, por është kreu i qeverisë.
Prita deri 15 -20 mijë veta në protestë. Prezenca e madhe do të ishte si një frikë për qeverinë pasi mund të përballësh me një revolt apo me mungesë votash, që të fillojë të dyshoje se ka problem në qeverisje. Ndryshimi në PD vjen duke ndërtuar modele, pra hapja e një PD- je me rregulla”, tha Elezi.
Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së komentoi edhe fjalimin e Metës ndërsa tha se ky i fundit ndot demokratët