BallinaAktualitetDrejtoria e Burgjeve miraton lejen 5 ditore për Belerin, kryen betimin si...

Drejtoria e Burgjeve miraton lejen 5 ditore për Belerin, kryen betimin si eurodeputet në Strasburg

spot_img
spot_img

Drejtoria e Burgjeve ka miratuar lejen 5 ditore për eurodeputetin Fredi Belerin. Kësisoj Beleri do të mund ta kryejë betimin si eurodeputet në Strasburg. Leja për të nis që nga e hëna në orën 10:00.

Fredi Beleri do të betohet më datë 15 korrik. Beleri u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit 2023. Ai u burgos dy ditë para votimeve për blerje votash dhe më pas iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Duke qenë në qeli, Beleri u vendos kandidat për eurodeputet nga partia Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis, dhe fitoi një vend në Parlamentin Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular