Lamin Jamal ka qënë një ndër yjet e këtij Europiani, duke e ndihmuar kombëtaren spanjolle të shkojë deri në finalen e kompeticionit dhe ndoshta edhe ta fitojë atë.
Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për “Jijantes TV”, ku u pyet për foton e famshme që ka qarkulluar në internet me Mesin, si dhe për zërat e fundit që lidhin Niko Uilliamsin te Barcelona:
“Unë e kam shikuar atë foto më përpara sepse ma ka treguar babai, por ne nuk e kemi bërë publike sepse nuk donim që të fillonin krahasimet. Askush nuk mërzitet kur krahasohet me më të mirin e botës. Kurrë nuk kam folur me Mesin, shpresoj që ta takoj një ditë.
Nuk kam lidhje me zërat që e afrojnë Uilliamsin te Barcelona, por shpresoj që një ditë të luaj me të. Kur të ketë ditëlindjen do ta ftoj për një xhiro, dhe për ta bërë të lumtur do i bëj një dhuratë”, tha ai.