Sherri pas ndeshjes mes tifozëve kolumbianë dhe atyre uruguaianë ka ndodhur pikërisht në sektorin ku ishin familjarët e futbollistëve. Kjo gjë bëri që disa prej tyre, veçanërisht Darvin Nunjez të humbte toruan dhe të ngjitej aty për të larguar tifozët e Kolumbisë.
Një nga familjet e prekura ishte ajo e Valverdes, prindërit, fëmijët dhe bashkëshortja e tij Mina Bonino ndodheshin në atë zonë. Sapo nisi sherri, Mina mori në krah fëmijët e saj dhe nisi duke vrapuar për t’u futur në fushën e lojës.
Pasi takoi bashkëshorten, Valverde nisi që të shihte se ku ndodheshin familjarët, pasi ata nuk lejoheshin që të futeshin në fushën e lojës. Ishte një sherr që do të ketë pasoja.