BallinaAktualitet30 FOTOT/“Dream Hills Hotel” investimi i ëndërrave i Genc Dritës dhe kompania...

30 FOTOT/“Dream Hills Hotel” investimi i ëndërrave i Genc Dritës dhe kompania “Ukrartwood” që ju realizon dëshirat me garanci 100-vjeçare

spot_img
spot_img

“Dream Hills Hotel” investimi i ëndërrave i Genc Dritës dhe
“Ukrartwood” që ju realizon dëshirat me garanci 100-vjeçare

Historitë e suksesit në Shqipëri janë të lidhura me njerëzit që kanë guxuar të investojnë dhe performojnë edhe atëherë kur ndoshta i kanë patur të gjithë kundër, madje dhe kur miqtë kanë qenë skeptikë në mbështetje të projekteve të tyre. Garancia vjen nga vizioni që kanë për atë që kanë dashur të arrijnë dhe të sfiduarit pa u tërhequr deri në arritjen e suksesit. E vërteta është që në fusha të ndryshme qytetarët shqiptarë kanë mundur të ia dalin dhe të paimagjinueshmen ta bëjnë të mundur, duke dhënë më të mirën nga vetja, vënë punë energjitë për të mundësuar ëndërrën e tyre. Njëri prej rasteve është i një djaloshi tirons (për energjinë që përçon), lindur rritur në kryeqytet me ëndërrat fëminore, patur një karrierë të suksesshme duke i ngjitur shkallët një nga një dhe ngritur një mur të shëndosh, pse jo një “kala” duhet thënë fal punës së palodhur prej tij, e qenë sot histori suksesi.
Njihet gjerësisht në Tiranë, edhe pse sot kryeqyteti është mbi 1 milionë banorë emri i tij për atë që e dëgjon sjell në vëmendje një personazh punëtorë, i ndershëm, energjik, kavalier, dhe për secilin që e njeh apo ka patur të bëj më të mjaft njerëzor.
Quhet Genc Drita! Një qytetar energjik, një ish-pushtetar i zoti, i suksesshëm në drejtimin e Komunës Bërzhitë ku ka lënë gjurmët e tij pozitive, një familjar i rregullit dhe shembull për zonën dhe rrethin e atyre që e njohin. Për Genc Dritën, investimet në agroturizëm kanë qenë prioritet duke qenë dhe nga një zonë shumë pranë qendrës së kryeqytetit, për ta kthyer në një zonë atraktive për qytetarët.
Më parë Genci kishte një investim restorant mjaft të frekuentuar anës rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan, por brenda tij ishte një ëndërr. Në mendje dhe zemër kishte një tjetër ide, një tjetër projekt madhështor që kërkonte veçse shumë punë dhe sakrificë, energji, durim dhe financa për ta mundësuar, siç është sot ngritja e një qendre agroturizmi me standardet më të mira, me restorante dhe hotel e mundësuar tashmë, e quajtur “Dream Hills Hotel” ngritur në Ibë, resorti luksoz që pa frikë, veçse një ëndërr për Genc Dritën, për atë që do të gjeni aty nëse do të drekoni, apo dhe pushoni është dhe destinacioni i ëndërrave tuaja.
Dream Hills Hotel, resorti i ëndërrave është një investim ky që ka dashur së pari ta realizojë poseduesi ose pronari Genc Drita e pse jo të jetë një vend ëndërrash ai i duhuri dhe për qytetarët dhe turistët e shumtë që vijnë në Shqipëri për të kaluar momente të paharrueshme.
“Është dashur një punë kolosale për të realizuar këtë kryevepër. Ishte ëndërr e shumë viteve më përpara, ëndërr në sirtar. E kam të artikuluar ndër miq që në vitin e largët 1996. Askush se besonte atë kohë, e për çfarë kam mundur sot kam befasuar skeptikët’ – thotë Genc Drita për startnews.al.
Dream Hills Hotel vetëm 10 km nga qendra është një kryevepër, një aset i vyer për Tiranën, vendin, unike për llojin dhe realizimin duke qenë një pikë turistike interesante, mjaft e bukur, e cila do të jetë një “Bali” për Shqipërinë. Nga kjo pikë shihet shpella e Pëllumbasit, Bërzhita, lumi Erzen etj. Përveç llojit të veçantë të drurit, pozicionit të bukur ku është vendosur tek Dream Hills vazhdimisht do të jetë prioritet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe një superpishinë dimërore dhe veriore.
Dream Hills Hotel është realizuar nga kompania Ukrartwood , po me administrator Genc Drita dhe adresë; rrethrrotullimi i Teg, autostrada Tiranë – Elbasan, Tirana, Albania një kompani ukrainase-shqiptare, që sjell në tregun shqiptar cilësinë e parë të drurit Smerec, investim i nisur para disa vitesh me drurin e sjell nga Ukraina para së të niste lufta.
“Materiali i drurit vjen 1700 km larg, nga malet Karpati i Ukrainës dhe gjithçka ka nisur para lufte ku madje për ngritjen e Dream Hills dhe punuar nga specialistë ukrainas ky prej tyre ende jetojnë në Tiranë, ku pse jo do të ketë edhe kuzhinë nga ky shtet (Ukraina). Kompania Ukrartwood  me administrator Genc Drita realizon ëndrrën tuaj e bën realitet me drurin nga ukraina nga malet Karpate, druri i pishës së egër. Kjo kompani mundëson hotele, bujtina, resorte, shtëpi te modeleve të ndryshme nga specialistët më të mirë ukrainas. Ukrartwood  ndodhet me qendër në Njësinë Administrative Bërzhitë, kryen punime cilësore të certifikuara me një garanci 100 vjeçare te freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër.

Si një firmë ukrainase – shqiptare në kohë lufte ka arritur të sjell në Shqipëri një vizion tjetër në ndërtimin e bujtinave, hoteleve shtëpive me drurin e maleve Karpate të Ukrainës dhe e gjitha kjo fal përkushtimit punës së palodhur të administratorit të kompanisë Ukrartwood z.Genc Drita.
Ndaj nëse do të dëshironit të kishit një investim cilësor të këtyre përmasave për të plotësuar një ëndërr tuajën mund të kontaktoni dhe të mundësoni atë që keni dashur prej vitesh ku tashmë gjithçka është e mundur.  Përkushtimi për të dhënë më të mirën, realizuar ëndrrën tuaj do të jetë maksimal nga drejtuesit dhe specialistët e Ukrartwood që ju të mbeteni të mahnitur nga ajo që do të përfitoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular