Anglia dhe Spanja do të përballen për finalen e Europianit. Për sfidën e orës 21.00, vëmendja është maksimale, teksa në Berlin pritet një numër i jashtëzakonshëm tifozësh. Sa i takon arbitrit, takimi do të gjykohet nga Letexier. Të parët që kanë publikuar titullarët kanë qenë iberikët, të cilët nuk kanë bërë ndryshime. Në krahun tjetër, “3 luanët” luajnë me më të mirët.
Ndeshja e fundit direkte mes të dyja skuadrave i takon vitit 2018, asokohe, Anglia fitoi me shifrat 2-3. Sesi do shkojnë gjërat sonte, mbetet të shihet.
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Dani Olmo, Nico Williams, Morata
Anglia (4-2-3-1) – Pickford: Shaw, Guehi, Stones, Walker: Mainoo, Rice: Saka, Foden, Bellingham: Kane