Nga Azgan Haklaj
Mes retorikash e kriticizmash sa dashkeqe po aq dhe mediokre që prej kohësh sponsorizohen e qarkullojnë pa doganë Lulzim Basha dje në një ditë të nxehtë freskoi mendjet e të paqartëve në menyrë shterruese.
Në fakt këtë e ka thenë e materializuar me veprime të qarta polike që kur largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së por për ata që më shumë vlen zhurma e klithma verbale sesa vendimet e guximshme në kohën e duhur duket se janë të pa mjaftueshme.
Basha foli qartë e saktë dje se mbeshtetja nga SHBA dhe aleatët nuk është një profit individual për tu përvetësuar por një suport për Shqiperinë dhe demokracinë ndaj le të heshtin ata “snajperistë politikë” që guxojnë ti bëjnë pyetje publike Bashës:
Ku e ke Amerikën?!
Basha hapur e mes rreshtash ju pergjigj atyre “skeptikëve” se Amerika dhe principet e saj demokratike janë në vetë qenien e tij dhe te demokrateve euroatlantikë te cilëve do t’ju prijë pa asnjë mëdyshjr e dilemë kundër trekëndëshit të Bermudës e vendosjes se rregullave të qarta e principeve të pluralizmit, votës së lirë e rotacionit politik demokratik të shumëpritur në vendin tonë.
Vërejtjes tjetër “miqësore” publike nga ish-bashkëpunëtorë (që maten me gishtat që ka njëra dorë) se përse Basha nuk është sa duhet i eger me kundërshtarët politikë unë do ti përgjigjem pa hezitim, por dhe pa autorizim:
Lulzim Basha është modeli i parë i vërtet i liderit politik qytetar në 34 vite.
Nëse ata gjykojnë se po të operosh e notosh në një pellg ku ka bretkosa që në kor këndojnë këngën e tyre duhet te adaptohesh e t’ju bashkohesh, gabojnë!Lulzim Basha duket qartë se nga geni e kultiviteti njerëzor e intelektual nuk mund të përfshihet në këtë skenë tragjikomike që mashtroi e tradhëtoi demokratët 34 vite me radhë.
Pikërisht këto cilësi që trembën dhe bashkuan establishmentin e vjetër në një luftë të përbashkët kundër Lulzim Bashës duke investuar një arsenal të tërë financiar, mediatiko-propagandistik deri në konsipracione të paprincipta ndërkombëtare si rasti McGonigal për ta linçuar e përzënë nga skena politike.
Menduan se e arritën kur si hordhitë e Turgut Pashës e sulmuan ne Selinë e vet në PD.
Menduan se e larguan kur investuan e zhgarravitën një vendim gjyqsor absurd të pagëzuar “karikatura juridike Zhukri”.
Thanë se e demotivuan, atrofizuan dhe përçanë kur hyri në lojë Balluku me akrabatë në Gjykatën e Apelit duke bërë grabitjen e radhës përtej logjikës juridike.
Por gabuan…biles rendë.
Koha e afërt do ta tregojë …ndoshta akoma pa kaluar ky i nxehtë përvëlues.
Basha me thjeshtësi e modesti diplomatike e tha qartë dje.
Nuk ka dorëzim.
Nuk ka tërheqje
Tërheqjen nuk ta imponojnë disfatistët që ëndrrat i shohin me vulë e ofiqe.
Ata jane Sanço Pançot e demokracisë.
Lulzim Basha është misionar i euroatlantizmit, i cili është skeleti i ekzistencës së demokrattëve.
Lulzim Basha është lidershipi i duhur për kristalizimin përfundimtar dhe implrmentimin e doktrinës konsevatore, larg retorikave populiste, gjuhës se dhunës dhe “revolucioneve”.
Ndaj mos gaboni.
Prisni termet.
Termeti është i vetmi fenomen që nuk të paralajmëron…por ka gjithësesi një sinjal, një
veçori:
Të parët që e ndjejnë termetin janë minjtë….!