Tritol në derën e një pallati në Elbasan ku jetonin dy motra! Plagoset rëndë 26-vjeçari

0
160

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në korridorin e katit të 4-t të një pallati në Elbasan.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha.

Njëra prej motrave punonte në Elbasan dhe kishin dy muaj që jetonin aty. Të gjitha dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur.

Nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij Enea Themollari rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë.

26-vjeçari nodhet në gjendje të rëndë te spitali i Traumës në Tiranë, por nuk ka qenë ai objektivi.

Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.