BallinaAktualitet“80% e Parlamentit, subjekt i SPAK-ut”, Pano Soko: Dumanin e sollën që...

“80% e Parlamentit, subjekt i SPAK-ut”, Pano Soko: Dumanin e sollën që t’i bëjnë presion përmes intimidimit

spot_img
spot_img

Pano Soko, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar raportimin e sotëm të kreut të SPAK, Altin Dumani para Kuvendit.

Soko u shpreh se nga raportimi i sotëm ka një “lajm të mirë”, që sipas tij është se gjithë klasa politike është vendosur para drejtësisë.

Ai shtoi se asnjë prej deputetëve nuk i trajtoi profesionalisht deklaratat e Dumanit, ndërsa theksoi se 80% e Parlamentit sot janë subjekt i Prokurorisë së Posaçme.

Soko nënvizoi më tej se nuk duhet të ishte kreu i SPAK ai që raporton para Parlamentit për shkak të këtij ngërçi, por duhet të ishte kreu i KLP.

Sipas tij Dumani është sjellë në Kuvend në mënyrë që t’i bëhet presion përmes intimidimit.

“Nëse ka një lajm të mirë sot është se gjithë klasa politike është para drejtësisë. Nuk është vetëm PS kundër, por edhe PD. Sot ka përdorur opozitën si mashë për të goditur ajo Dumanin dhe për të fituar ca pikë politike. Sot Dumani nuk shkoi të japë llogari si para KLGJ-së, por për të raportuar. Ajo ka efektet makro të punës së prokurorisë. Ai nuk del të flasë si do hetojë. Nuk pashë asnjë ta trajtonte profesionalisht deklaratën e Dumanit.
Jo ta pyesësh çfarë provash ke për këtë gjë. Kush je? Masën për Berishën që e kanë kaq shumë…nuk e ka dhënë Dumani, por gjykata. Dumani nuk jep masa, kërkon masa. Çfarë i kërkoni atij? Ai Parlament që është sot aty, 80% janë subjekt i SPAK-ut. Përsëri ai shkon dhe raporton dhe është një ngërç i madh. Del një subjekt i tij dhe e kërcënon, i bërtet. Kreu i KLP duhet të raportojë në Parlament, jo ky. Është vetëm drejtues i një prokurorie. Këtë e kanë bërë që ta vënë në presion përmes intimidimit”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular